Kronike
EMRAT/ Ky është 49-vjeçari që plagosi fqinjin e tij
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tasim Shehu”. Burime për NTV.AL a bëjnë me dije se pas një konflikti të çastit mes dy fqinjëve 49-vjeçari Albert Ostreni ka plagosur 23-vjeçarin Ronaldo Mejdani.
Drejtoria Policisë Elbasan, lidhur me plagosjen në Tiranë, ka vendosur një patrulle postoblloku në hyrje të qytetit të Elbasanit në rreth rrotullimin e Bradasheshit për të kapur autorin.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.
Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.