Connect with us

Rajon

Spajić akuzon: Shqipëria dhe Serbia po pengojnë avacimin e Malit të Zi drejt BE

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, ka ngritur alarmin për një aktivitet të koordinuar hibrid, që sipas tij synon të destabilizojë vendin dhe të pengojë avancimin e tij drejt Bashkimit Europian.

Përmes një deklarate në rrjetin social X, Spajić tha se autoritetet malazeze disponojnë të dhëna serioze operative për një skenar destabilizues, që mund të intensifikohet me përparimin e Malit të Zi në negociatat me BE-në.

Sipas kryeministrit malazez, bëhet fjalë për sulme hibride ku dyshohet se mund të jenë të përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit.

Spajić pretendon se përpjekjet për destabilizim synojnë të shfrytëzojnë aktorë politikë dhe një pjesë të skenës mediatike në Mal të Zi. Megjithatë, ai theksoi se këto ndërhyrje nuk do të mund të ndryshojnë kursin europian të vendit.

Advertisement