Kronike
Merr flakë fabrika e sfungjerëve në Kombinat
TIRANË- Fabrika e sfungjerëve në Kombinat në zonën e Misto Mames, është përfshirë nga flakët.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse po luftojnë për të shuar flakët.
Tiranë/Informacion paraparak
Më datë 30.08.2022, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
…
Një zjarr i madh ka rënë në një fabrikë sfungjeri në “Misto Mame”, Selitë.
Mësohet se një person është asfiksuar nga zjarri që u aktivizua në fabrikë.
Personi në fjalë është punëtor i fabrikës dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Nuk dihet ende identiteti i të lënduarit nga falkët që përfshinë fabrikën e sfungjerit në Selitë.
…
Zjarri në magazinën me materiale sfungjeri në “Misto Mame” është shuar pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Policia bën me dije se nga tymi kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.