Connect with us

Politike

Rama vë në rresht PS-në e Tiranës, publikon foto nga takimi me drejtuesit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook foto nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

Rama shkruan se gjatë takimit u diskutua për organizimin e “Pranisë Besnike”, metodologjinë e “Besës” dhe sistemin e ri të “PasqyrAlbania”.

“Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike, metodologjinë e BESËS dhe sistemin e ri të PasqyrAlbania, duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste”, shkruan Rama.

Advertisement