Connect with us

Kronike

U dënua për…/ Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH

Është liruar nga burgu ish drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJKKO pranoi kërkesën e avokatit Dorian Matlia për lirimin e tij për shakak se i kanë mbaruar afatet e denimit. Çështja tashmë vijon në Gjykatën e Apelit.

Gëllçi, bashkë me tre punonjësit u akuzuan për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro. Tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia të cilët u akuzuan për shkelje të barazisë në tender janë lënë të lirë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *