Connect with us

Politike

‘Open Balkan’/ Marrëveshje për mallrat ushqimorë

Samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd ka nisur ndërsa në fokus të bisedimeve do të jetë tregtia. Ky takim pritet të finalizohet me heqjen e kufizimeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. Marrëveshja zhbllokon plotësisht tregtinë mes shteteve të Open Balkan, për të mos u përsëritur situata si ajo kur për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut vajin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç hapi samitin duke thënë se duhet firmosur marrëveshja për mos bllokimin e tregtimit të mallrave ushqimore bazë. Gjithashtu përgëzoi Shqipërinë dhe Maqedoninë për procesin e integrimit në BE dhe për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Përveç tre liderëve, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski, i pranishëm është edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovic si dhe do të mbërrijnë përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia. Në orën 13:00 pritet konferenca për shtyp e liderëve të Ballkanit të Hapur. Që prej ditës së djeshme, Rama ndodhet në Beograd, ku u hap Panairi i Verës që është titulluar “Vizioni i Verës” që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. 250 prodhues nga e gjitha bota marrin pjesë në Panairin 4-ditor, ndërkohë që 22 janë nga Shqipëria.

Në përditësim…

Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, Rama: Shpreh respekt për Vuçiç! Dha sinjalin e qartë se zgjedhja e parë është paqja

1662107172_EDIRAMA.jpgKryeministri Edi Rama ka komentuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd.”Dje mund të mos ishim fare këtu, mund të ishte ditë ku mediat do ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh mes kufirin Serbi-Kosovë dhe tregoi se cila është rruga dhe zgjedhja e ballkani i hapur. Sot dua ta them se edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identeti është një zgjdhje e ballkani i hapur. Dje ia thashë një gazetare serbe se nuk duhet të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova e vendet e tjera duhet të ishin në ballkani i hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zjgihdje, ka dhënë sinjal të qartë për të gjithë që zgjedhja e parë është paqja, zgjidhja për njerzit. Kjo nuk zgjidh atë që mbetet për tu zgjidhur e as nuk e bën çështjen që ne na ndan, por kjo është rruga”, tha Rama.
Rama batutë me ambasadorin e SHBA-së në Serbi: Kujdes se na kupton çfarë flasim

1662107931_Screenshot2.jpgKryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në samitin e Ballkanin e Hapur në Beograd duke bërë batutë me ambsadorin e SHBA-së në Serbi, Christofer Hill.

“Ambasadori si të gjithë amerikanët di gjuhën e tij dhe tonën prandaj kur flisnin në prani të tyre bëni kujdes se na kuptojnë. Jam po ashtu shumë i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe 2 miq shumë të rëndësishëm për ne që përfaqësojnë 2 vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë. Ministri i Jashtëm i Turqisë, miku ynë, të cilin dua ta falënderoj për praninë. Turqia është partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë por edhe aleat i të gjithë proceseve pozitive si dhe ministri i Hungarisë, të cilin dua po ashtu ta falënderoj”, tha Rama.

Rama: Ballkani i Hapur lidhje solide, çliroi kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Nisma flet vetë

1662107931_Screenshot2.jpgNga Beogradi, Kryeministri Edi Rama foli për rëndësinë e Ballkanit të Hapur i cili bëri të mundur mbrojtjen, forcimin e marrëdhënieve. Rama bëri me dije se kjo nisme, është një marrëdhënie solide e cila çliroi kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut.

‘Dua ta them këtu me kënaqësi se dhe zgjidhja me karta e ID është zgjidhja e Ballkanit të Hapur.

Sot nuk jemi këtu për të celebruar verërat dhe ushqimet  e rajonit, jemi në samitin e dytë që zhvillohet në kontekstin e luftës në Ukraine. Jemi këtu për të marrë disa hapa që, nisen edhe nga ky kontekst. Dhe para se ti numëroj do them një fakt sepse ka ndodhur në dy samite, konteksti nga lufta vendet u përballen me furnizimin e grurit e drithërave dh pjesë e kësaj situate ishte dhe Shqipëria. Sepse, importuesit tanë të drithërave kishin kontrata me prodhuesit serb në një kontekst ku Serbia si të tjerët bllokoi çdo eskport. Ishte Ballkani i Hapur kjo lidhje solide që i çliroi kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,. Buka s’është gjë simbolike, është bukë, është për popullin. Do e bënim dot nëse do ishim në rrugën e konflikti permanent? S’do ishte mundur. Do ishte mundur që ne të nënshkruanim nj marrëveshje mes vendeve e tona, për të ecur më tutje me krijimin e rezervave ushqimore, magazinimin, duke vazhduar forcat për të vënë në dispozicion forcat që kemi? Hapi tjetër për sigurinë energjetike, sepse në samitin e kaluar kemi ndërtuar një masë për energjinë në këtë krizë që është që ne të mund sërish të bashkojmë forcat. Çfarë e ka serbia etj ta kenë të gjithë. Si kush do e imagjinonte që sot për ti ardhur në ndihmë vetes, ne mund të parashikojmë marrëveshje që janë mundësi të shfrytëzojmë potenciale që kemi dhe të marrim më shumë energji. Kështu do të vazhdojmë me investimet, kemi rënë dakord për një sinergji, eksperiencën shumë të respektueshme që ka Maqedonia e Veriut. Në funksion të ofrimit të hapësirës të Ballkanit të Hapur, së fundmi, kush do ta imagjinonte që ne do të kishim kapacitete operacionale të sigurta për vendin,. Dua ta mbyll që faktet e shifrat flasin vetë, mjafton të shihni se çka ndodhur në 7 muajit e fundit çka ndodhur me të tria vendeve.

Mjafton të shohim fluksin sesa shumë kohë e vite kemi humbur dhe ccfarë potenciali të madh ka.

(…)

Nuk ka nevojë të shpjegojmë as për të shpjeguar si gjysmë të zënë në faj se cpo bëjmë. Kush ka pasion dhe dëshirë, nisma flet vetë. E konsiderojmë nismën edhe për të tjerë miq, askush nuk duhet të bëhet xheloz për ne. I ftojmë të gjithë pa popblem, rëndësi ka që ambasadorin amerikan e kemi këtu kështu që jemi të mbrojtur nga çdo keqkuptim.’ – tha Rama.

Vuçiç: Nisma do të ndihmojë në forcimin e vendeve dhe rajonit, do jemi një zë në Ballkan! Do nënshkruhen dokumentet për angazhimin e së ardhmesPresidenti serb, Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij të nisjes së samitit të Open Balkan ka folur për rëndësinë dhe forcimin e vendeve të rajonit falë kësaj nisme. Finalizmi i marrëveshjes do të mundësojë që të gjitha vendet e rajonit të jenë në një zë.‘Së pari do doja të falenderoja të gjithëve që jeni sot këtu me ne po organizojmë këtu, Unë Rama dhe Kovacevksi jemi organizatorë të këtij evenimenti dhe shpresoj që të tjerë pas nesh të organizojnë të tilla evenimente.

Për ne kjo është e një rëndësie maksimalë sepse qysh prej themelimit të kësaj nisme më duket se asnjëherë nuk ka tërhequr vëmendje dhe energji sesa tani, vetë projekti. E them këtë sepse, më duket se, masa sesa do të sigurojmë një bashkëpunim të mirë të vendeve tona varet në sukses të kësaj nismë. Ky takim është i pari pas çeljes së negociatave së Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe dua t’iu përgëzoj, besoj se aq sa mundi Serbia ndihmoi dhe shpresojmë të vazhdojmë të kontribuojmë. Të na japë mundësi të flasim në një zë në rajon. Ecuria që kemi ecur deri tani nuk është e vogël, jemi të kënaqur, më duket sikur do punojmë më shpejt e më fort. Krijimi i kontrolle të gjelbra të kontrolleve ushqimore, Qafë Thanë e Tabanucë, shkurtojnë orët në 15 minuta pra është pak më e lehtë të bëjmë biznes. Autoritet do të bëjnë përpjekje për të ulur kohët e pritjes në këto pika kufitare.

Do të nënshkruajmë sot dokumente angazhime të së ardhmes. Marrëveshjen për Mekanizmin e Furnizimit të produkteve themelore mes Ballkanit perëndimor. Cili nga vendet tona merr vendim të ndalë eksportimet në kuadër të Ballkanit të Hapur, nëse e bën Serbia apo Shqipëria dhe Maqedonia nuk do ndikojë në vendet e tjera. Planet e mbrojtjen civile. Fondi i bashkëprodhimit, lëvizja me dokumente të identitetit është një tjetër gur kyç në thelb të kësaj nismë. Ftoj të gjithë të kuptojë rëndësinë e këtij projekti. Taskforca për parandalimin e krizës do të jetë i rëndësishëm, u bë në Tiranë, e dimë që do jetë i vështirë. Edhe ne s’jemi mirë por do të ndihmojmë. Jam i gëzuar sepse, tri vendet tona, kanë treguar se një eveniment kaq i rëndësishëm ka qenë i mundur të krijohet në nivelin e një klasi botëror.

Kjo është bërë e mundur në mënyrën më të mirë mes vendeve tona.- tha Vuçiç

Politike

Duka kundër Berisha-Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka dalë kundër sulmeve që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë ndaj SPAK-ut.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, i pyetur se si e gjykon punën e bërë nga SPAK deri më tani, ai u shpreh se nga ana e SPAK është punuar. Duka theksoi se ka ikur koha e pandëshkueshmërisë.

“Në fakt ka një ndryshim të madh drejtësia tani, me çfarë ka qenë më parë. Mirë që arritëm këtu, që asnjë të mos jetë i paprekshëm. Duhet që të shpejtohen në kohë dhe të mos kenë ndikim politik. Se dalin këta të opozitës që i thonë SPAK-ut, skap. Unë kam përshtypje pozitive, por duhet që të kemi durim.

Ne kemi ngjarje të kaluara që politikanët nuk kanë lënë gjë pa bërë, sikur e kanë pasur Shqipërinë të tyren, por kjo kohë ka ikur. Edhe Rama nëse ka bërë gjë se ka të lehtë, edhe mund ti dal. Sepse po shohim që në SPAK po shkojnë njerëz shumë të rëndësishëm. Kanë shkuar ministra, kryetar bashkish”, tha ai.

Teksa foli për zgjedhjet e ardhshme, ai tha se partitë e vogla e kanë të vështirë mbijetesën nëse nuk ka koalicione.

“Partitë duhet që të hyjë me identitetin e tyre në zgjedhje. Nëse nuk ka koalicione, atëherë partitë e vogla, do hyjnë me lista të hapura dhe mbijetesa është shumë e vështirë. Duhet që të kenë identitet partitë.

Ndër të tjera, Duka ka mbështetur propozimet e Lulzim Bashës për zgjedhoren.

“Basha ato tezat që ka nuk është se i ka gabim. Ne në tryeza kur jemi ulur kemi ngulur këmbë tek listat e hapura dhe vota e  emigrantëve”, tha ai.

I pyetur se nëse vulën e Partisë Demokratike e merr Lulzim Basha nga gjykata, ai do të shkoj nga grupimi i Bashën, Duka tha se nuk do të shkon nga shkon vula. Duka ka bërë thirrje për bashkim të opozitës në një grupim të madh.

“Unë nuk shkoj nga vula atje, ta ketë kush të dojë. Ne duhet që të bashkohemi në grupimin më të madh opozitar. Nuk shoh ndonjë frymë të re unë, nuk kam punë as me Bashën dhe as me Berishën”, tha ai.

A i takon një opsioni për të kandiduar i vetëm në zgjedhje, ai u shpreh se dëshira është, por sipas tij është e pamundur me këtë kod zgjedhor.

“Është kjo dëshira që ne të kandidojmë vetëm, por nuk dalim dot. Me këtë kod është e pamundur”

Continue Reading

Politike

Haklaj: Meta ndihmoi Gruevskin të arratisej, e shoqëroi me makinë në Malin e Zi…

Azgan Haklaj anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, tha se Ilir Meta ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski që të arratisej nga vendi.

‘Meta shoqëroi me makinë Gruveskin në Malin e Zi. Ka takuar Gruveskin, s’ka siguruar dot azil politik.’- tha Haklaj.

Nikola Gruevski, është dënuar me burg në Maqedoninë e Veriut, por është strehuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, në Hungari.

Continue Reading

Politike

‘Arsyet pse mbështeta VMRO’/ Meta: E vërteta e raportit tim me Gruevskin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë për ‘TV Shenja’ në Maqedoni ku ka treguar pse mbështeti VMRO gjatë zgjedhjeve dhe të vërtetën e raportit të tij me Gruevskin.

Meta shprehet se nuk ka ndërhyrë në garën midis partive shqiptare në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se ajo që ka vlerësuar tek VMRO, ishte qëndrimi më i qartë i saj, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit.

Përsa i takon zotit Gruevski, Meta tha se nuk ka pasur ndonjë raport të veçantë me të.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ekziston një dilemë tek ne, se përse, duke pasur partitë shqiptare, ju e përkrahni atë partinë maqedonase?

Ilir Meta: Së pari, unë nuk kam ndërhyrë aspak për sa i takon garës midis partive shqiptare. Këtë gjë nuk e kam bërë asnjëherë, dhe as  nuk kisha ndërmend të shprehja, ndonjë simpati në atë preferencën time, në garën midis partive politike maqedonase, apo partive të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Por, natyrisht nuk mund të rrimë indeferentë, kur nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje të brendshme të politikës suaj, por kemi të bëjmë dhe me një zgjedhje, përsa i takon politikës rajonale.

Dhe, ajo që kam vlerësuar tek VMRO., që në një qëndrim më të qartë, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit.

Ndërkohë, që dihet nga ana tjetër, që ka pasur një qëndrim shumë miqësues në favor të Ballkanit të Hapur, me përjashtim të zotit Pendarovksi, Presidentin Pendarovski, i cili mendoj, ka mbajtur qëndrim shumë të drejtë, shumë parimor.

Dhe, unë kam vlerësimet më të mira për të, dhe për të gjithë historinë e tij mjaft  positive, për shumë çështje delicate.

Pyetje: Ka qenë vetëm Ballkani i Hapur, një nga arsyet që ju keni përkrahur, VRMO-DMNE, apo dhe keni ndonjë afërsi mes partisë suaj?

Ilir Meta: Kjo është arsyeja kryesore, se nuk kam pasur asnjë arsye të karakterit personal. Sepse duhet të jem shumë i sinqertë me ju, në raportet e mia dhe me zotin Cervenkovski kur ka qenë lider, kanë qenë të shkëlqyera.

Me zonjën Shekerinska kanë qenë të shkëlqyera. Me Vlado Buçskovksin mos gaboj, dhe ai SDM kanë qenë të shkëlqyera. Me të gjithë politikanët, e sidomos përfshirë Zaev, kam pasur marrëdhënie shumë të mira, dhe jam shumë falenderues për respektin që ai ka treguar ndaj meje.

Apo dhe me zotin Kovaçeskvi kur e kam takur ditën e parë si kryeministër, kam një përshtypje shumë të mirë, por Ballkani I Hapur në dëm të gjithë rajonit mendoj unë, e në mënyrë të veçantë në dëm të shqiptarëve.

E sidomos, synonte asgjësimin e  Kosovës.

Pyetje: Zoti Meta, megjithatë koha e Nikolla Gruevskit, konsiderohet si nga më të errëtat në Maqedoninë e Veriut. Ju dhe atë herë keni pasur një lloj afërsie me të. Udhëheqësia aktuale e VMRO-DMNE, a dallon nga ajo e kaluara?

Ilir Meta: Nuk është detyra ime të flas, për çështje që I takojnë të kaluarës, ato I gjykojnë qytetarët e Maqedonisë, dhe mendoj se ata kanë dhënë verdiktin e tyre, në një mënyrë plebishitare.

Përsa i takon zotit Gruevski, nuk kam pasur ndonjë raport të veçantë me të. Raportet e mia kanë qenë të shkëlqyera. Kur kam qenë Kryeministër, me zotin Ljubco Georgevski kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Derisa ndodhi pastaj situata e krizës në Maqedoni, dhe ai humbi atë ekuilibrin mendoj unë, sepse dhe kriza ishte shumë e rëndë.

Por, përsa I takon zotit Gruevski, periudha e tij ka qenë një nga periudhat më të errëta. Në një aspekt po. Unë mendoj se këtu problem kryesor ka qenë nepotizmi, dhe besimi me sa duket i tepruar, I një kushëriri, që nuk ka nevojë që t’ia përmend emrin.

Por, mua më ka bërë shumë përshtypje, në të gjitha takimet që kam pasur me Nikolla Gruevskin, si me asnjë politikan tjetër.

60 minuta bisedë me të, 55 minuta ishin për ekonominë, ishin për investimet e huaja, dhe për tërheqjen e turistëve. Dhe, mendoj se ka qenë një periudhë e ndritur për Maqedoninë, përsa  i takon klimës së biznesit, dhe përsa I takon tërheqjes së investimeve të huaja.

Sepse, nga vendin 94 që ishte në botë, arriti të jetë vendi i 10 në botë, dhe vendi i 5-të në Europë, pas vendeve të Europës Veriore. Dhe unë kam qenë që në vitin 2013, momentin që kemi bërë koalicionin me zotin Rama, kam vizituar vetë Shkupi 1 dhe Shkupi 2, dhe jam mahnitur, bëhet fjalë për para 11 vitesh.

Kam insistuar fort që, këto gjëra ne mund t’i bëjmë shumë lehtë në Durrës, mund ti bëjmë shumë lehtë në Fier që është buzë detit, apo në Vlorë, apo në Lezhë, kudo.

Sepse, kur Maqedonia e Veriut përdor faktin që është 200 e ca km. larg Durrësit, për të tërhequr investitorët e huaj. Përse ne që jemi në Durrës mos e bëjmë këtë gjë?

Por, nuk ka pasur asnjë vullnet nga zoti Rama, dhe nga qeveria e tij, apo Rilindjes, siç e quaj unë, për një gjë të tillë.

Për të shndërruar Shqipërinë në një vend që prodhon, në një fuqi eksportuese, siç praktikisht u realizua të jetë projekti i tij  për Maqedoninë, nëpërmjet Invest Maqedonia mos gaboj, që ka qenë një eksperiencë shumë e mirë.

Apo, programet e tij në fushën e bujqësisë, ku mbështetja për të erdhi në mënyrë progresive, dhe të pandalshme.

Pra, mendoj për çdo politikan duhet të vlerësojmë, atë që është arritur, dhe duhet të mësojmë nga gabimet që ai ka bërë, sikurse ne të gjithë bëjmë gabimet tona.

Përsa i takon udhëheqjes së re të Maqedonisë VRMO., unë mendoj që është një udhëheqje fantastike, është mjaft serioze, nga përvoja që unë kam pasur në komunikim me ta.

Janë shumë të drejtpërdrejtë, dhe janë po po, jo jo. Dhe unë besoj se ata, do të përmirësojnë ndjeshëm pozitën e Maqedonisë përsëri, sidomos përsa i takon klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

Pyetje: Përmendëm, që zgjedhjet tashmë kanë përfunduar, dhe kanë filluar dhe negociatat mes VRMO. dhe DPMNE, dhe vlejnë. Ndërkohë fituese, tek pjesa  shqiptare në këto zgjedhje,  ishte Fronti Europian. Si e konsideroni anashkalimin e ligjimitetit shqiptar?

Ilir Meta: Shiko, nuk dua të hyj në këto çështje të brendshme të Maqedonisë. Unë jam I bindur në çdo rast, se shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë, që tashmë është anëtare e NATO-s.

Dhe për rrugën europiane që ka nevojë të marri një ritëm të ri. Dhe unë besoj shumë, se lidershipi I ri, i ka të gjitha kapacitet për ta përshpejtuar këtë rrugë europiane.

Continue Reading

Politike

Operacioni i SPAK/ Balla: Janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Madridi ka komentuar operacionin e SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Balla vlerësoi operacionin dhe tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, shkruan Balla.

Continue Reading

Politike

Berisha: Operacioni i fundit i ‘Skrapit’ të partisë u dekonspirua 100%

Përmes një postimi në facebook, Ish kryeministri, Sali Berisha është shprehur në lidhje me operacionin e sotëm të SPAK-ut se operacioni i fundit i ‘Skrapit’ të partisë u dekonspirua 100%.

Postimi i Berishës:

Dekospirohet 100% operacioni i fundit i Skrapit të Partisë!

Të dashur miq, nga 50 urdhër-arreste të lëshuara nga Skrapi i Partisë mbrëmë, në operacionin e ndërmarrë nga Lezha në Vlorë arrestohen pasi u dorëzuan vetë, kriminelët Taulant Palla, Met Katrori, Altin Zumani dhe Alfred Greca.

Ata sapo morën njoftimin u dorëzuan.

Kurse 46 kriminel të tjerë mbasi ishin njoftuar, nuk u gjetën sepse ja kishin mbathur me kohë!
Sukses spektakolar! #sb

operacioni i fundit i ‘Skrapit’ të partisë u dekonspirua 100%

Continue Reading
Advertisement

TRENDING