Shkrime
Të lëvizim ‘detin e ngrirë’ brenda nesh
Nga NTV.AL
Të lëvizim ‘detin e ngrirë’ brenda nesh
Ne jemi një vend që mohon dhe nuk e njeh historinë e vet.
Kush jemi dhe si jemi bërë, çfarë formash ka marrë shoqëria dhe çfarë të drejtash/detyrash ka, janë pyetje që duhet të kemi guximin t’i bëjmë vetes. Reduktimi i historisë në një listë datash, betejash dhe emrash do të thotë shtrembërim i thelbit të vërtetë të kësaj disipline që është studimi se si dhe pse njerëzit kanë ndryshuar gjatë shekujve.
Historia është një moment reflektimi, një gërmim në të kaluarën për të kuptuar të tashmen dhe për të “lëvizur atë det të ngrirë që është brenda nesh”. Megjithatë, sot kujtesa nuk është duke u ruajtur. Shumë modele përsëriten tragjikisht nga mosha në moshë.
Përdorimi i një koke turku për të ushqyer zemërimin e turmës, konflikti mes lirisë dhe sigurisë, premtimet e rreme të atyre që premtojnë “ndryshimin”, për të çimentuar ngjitjen e tyre politike, janë refreni ynë sociopolitik.