✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

PROTESTA/ BUZHALA: RAMA BËN LËVIZJE NGA FRIKA

100 ditë protesta qytetare në Shqipëri dhe ende pa një rezultat politik të drejtpërdrejtë. Kjo ka qenë tema e diskutimit në emisionin “Opinion”, ku opinionisti Berat Buzhala analizoi efektet e lëvizjes qytetare përballë qeverisë së Edi Ramës.

Sipas Buzhalës, protesta ka pasur masë dhe shtrirje, por i ka munguar një drejtim i qartë politik dhe një figurë që ta udhëheqë.

Duke iu përgjigjur gazetarit Blendi Fevziu se çfarë ka arritur protesta në këto 100 ditë, Buzhala tha se zgjatja e saj pa një rezultat konkret është më shumë një “aktakuzë” sesa një sukses.

Sipas tij, për të rrëzuar Ramën nga pushteti, opozita dhe lëvizja qytetare duhet ose t’i prishin mazhorancën parlamentare, ose të kalojnë në një fazë të mosbindjes civile që do të paralizonte jetën e vendit.

Buzhala e lidh mungesën e rezultatit edhe me dobësinë e opozitës. Ai argumenton se opozita nuk duhet parë vetëm si grup parlamentar në Kuvend, por si forca që realisht përbën kundërshtarin politik të pushtetit.

“Shqipërisë i ka munguar një lloj opozite që është edhe politike, edhe juridike”, u shpreh Buzhala.

Megjithatë, sipas tij, 100 ditët e protestave nuk kanë kaluar pa efekt. Buzhala pretendon se lëvizja qytetare ka krijuar shqetësim te kryeministri Edi Rama dhe e ka detyruar atë të marrë masa për të adresuar dobësitë që, sipas tij, protesta ka evidentuar.

“Është frikësuar Rama, po bën lëvizje”, deklaroi Buzhala, duke e krahasuar situatën me një kullesë makaronash, me shumë “vrima” që, sipas tij, është e vështirë të mbyllen të gjitha.

Në këtë këndvështrim, 100 ditët e protestës kanë prodhuar presion politik, por ende jo ndryshimin që kërkohej në nisje të saj.

Advertisement