Kronike
Tërhiqet Edi Rama

Teksa Enti Rregullator I Energjisë kishte marrë vendimin që më datë 1 tetor të ndryshonte fasha e energjisë, Kryeministri Edi Rama është tërhequr.
Në një deklaratë këtë të premte kreu I qeverisë tha se në bazë të disa analizave është vendosur most ë hyjë në fuqi më 1 tetor vendimi.
Bazuar sigurisht në një analizë shumë më të detajuar të të gjithë parametrave teknikë dhe të projeksioneve, si dhe me angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi dhe hapësirë që krijohet që ta lehtësojmë sadopak barrën faktike, por dhe atë psikologjike të kësaj situate, mbi të gjitha familjet, të cilën s’e ka krijuar qeveria, po qeveria e ka barrën ta menaxhojë sa më mirë të jetë e mundur, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 Kë të mos hyjë në fuqi në muajin tetor.
Rama shtoi se shqipëria plotëson 75% të nevojave me prodhim të brendshëm energjia brënda këtij 10 vjeçari.
Ne siç e keni parë po ecim, dhe po ecim sipas planit që të arrijmë të plotësojmë 100% të nevojave me prodhim të brendshëm energjie brenda këtij 10 vjeçari, dhe për ta bërë Shqipërinë një vend energjitikisht sovran si dhe eksportues neto të energjisë.Por pikërisht se hë për hë nuk i plotësojmë dot të tëra nevojat, duhet të vazhdojmë të dalim në tregun ndërkombëtar, aty ku goditen të gjitha vendet e Europës nga çmimet çmendurake të energjisë në këtë kohë lufte.
https://www.youtube.com/watch?v=O9u1h7W-Cw0

