Connect with us

Kronike

Rritet përdorimi i mediave sociale

Përdorimi I rrjeteve sociale është rritur vitet e fundit nga kompanitë shqiptare, por shitja për mes tyre vijon të jetë e ulët.

Nga të dhënat e INSTAT, 14% e ndërrmarjeve kanë shitur produkte nëpërmjet internetit në vitin 2022.

Ndërsa është rritur përdorimi I mediave sociale të cilat janë përdorur nga 77% e ndërmarrjeve nga 69% që ka qënë vitin e kaluar.

Sipas raportit ndërmarrjet me 10 ose më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuterat për qëllime pune gjat këtij viti përfaqësojnë një rritje prej 99% nga 98% që ishin vitin e kaluar.

Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin  kompjuter vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 79 %, e ndjekur nga aktivitetet  profesionale, shkencore dhe teknike me 68 % dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 61 %.

Në vitin 2022, ndërmarrjet me 250 të punësuar përdorin 100 % kompjuter me akses në internet. Në këtë grup ndërmarrjesh, 34% e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet.

Në vitin 2022, 13,8 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31,6 %, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 29,7 % dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 25,6 %.

 

https://www.youtube.com/watch?v=DWe11LMEbrs

Advertisement