Connect with us

Kronike

Vdekja e Mbretëreshës Elisabeth

Tani është zyrtare. Mbretëresha Elizabeta ndërroi jetë nga pleqëria. Kështu lexohet në certifikatën e saj të vdekjes, e publikuar nga departamenti i qeverisë skoceze që merret me menaxhimin e arkivave shtetërore.

Sovrania vdiq në rezidencën e saj mbretërore, në orën 15:10 me orën lokale të 8 shtatorit 2022, në moshën 96-vjeçare. Nga sa lexohet në njoftimin për shtyp, Elisabeth nuk vuante nga patologji të veçanta në të kaluarën. Pikërisht për këtë arsye shumë gazeta më pare kishin hedhur hipotezën se shkaku i vdekjes mund të ishte thjesht mosha e thyer, edhe pse në komunitetin shkencor vdekja “nga pleqëria” debatohet shumë.

Pas 10 dhjetë ditësh zie, Elizabeta u varros më 19 tetor në Kështjellën Windsor. Mbretërimi i saj zgjati gjithsej 70 vjet e 214 ditë, një kohë shumë e gjatë, që i jep mbretëreshës vendin e dytë midis mbretërve që kanë mbretëruar më gjatë në histori.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Ds8Yvt1ZUw8

Advertisement