Connect with us

Kronike

Meta akuzon ERE për fashën 800 KWH

Kreu I Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar Entin Rregullator të Energjisë për shtyrjen e fashës 800 kilovat, ku sipas tij këto vendime janë tregues të mos egzistencës së shtetit të së drejtës

Ky vendim i marrë i shpallur, i zhbërë, në mënyrat më të turpshme tregon edhe njëherë që nuk ekziston shteti i së drejtës. Sepse ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, me të dyja këto vendime sidomos me këtë të sotmen është shpallur mos ekzistenca e ERE-s. Sepse vendimi i kësaj të fundit nuk ishte i bazuar në asnjë vendim.

Meta gjithashtu shtoi se ERE ka tejkaluar kompetencat pasi sipas tij nuk mund të përcaktojë KESH shifrat tarifore.

Është një rast i paprecedente që KESH të përcaktojë se kush janë fashat tarifore. Për më tepër që tejkalim të kompetencave. Pra ERE është bazuar vetëm mbi këtë dhe është në konflikt të qartë interesi, sepse s’mund të mbulohen duke katërfishuar çmimet. Kjo tregon që shteti i së drejtës ka rënë, që kemi në krye një kryeministër provokator, i cili provokon, qytetarët, taksapaguesit etj.

Ndërkaq Meta folie dhe për amnistinë fiskale teksa tha se është një ligj i cili bëhet me urdhër nga bota e krimit, ku I bëri thirrje edhe Kryeministrit të tërhiqet nga kjo nismë

‘Rama të tërhiqet menjëherë nga ligji për amnistinë fiskale. Ligji i amnistisë është urdhëruar që të bëhet nga bota e krimit, për të kriminalizuar ekonominë dhe gjithë institucionet tona. Në këtë mënyrë do të goditej dhe dëmtohej biznesi i ndershëm i cili do të falimenton

 

https://www.youtube.com/watch?v=c5qKY7uaLN0

Advertisement