Kronike
Shtyrja e fashës 800 kilovat
Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët online ka shpjeguar këtë të shtunë edhe një herë se pse u shty fasha 800 kilovat për konsumatorët.
Kreu I qeverisë tha së në këtë vendim ka dy element kryesor, dhe se fasha do të aplikohet në nëntor
‘Vendosëm ta shtyjmë për 2 arsye; elementi i para janë reshjet. Kemi pasur reshje shtuar kuotat në hidrocentrale. Element i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë më e ulët se parashikimi. Kështu që ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë.Nëse trendi i kursimit e reshjet do vijojnë ne do e kalojmë pa asnjë të papritur tetorin. Në nëntor do vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do i rikthehemi diskutimit, në bazë të parametrave. Kjo është objektive.
Duke folur edhe për ndërtimet pa leje kryeministri Edi Rama i ka hedhur fajin drejtësisë për mijëra metra katrorë të ndërtuar në mes të Tiranës, duke thënë se të korruptuarit e këtij sistemi janë shndërruar në mburojë për pronarët e pallateve.
Penalisht nuk i ndjek qeveria njerëzit e tij, i ndjek drejtësia. Dhe lufta jonë me drejtësinë është një luftë titanike, për ta pastruar këtë llum. Unë luftoj për të njëjtën gjë dhe kemi arritur të vendosim bazat me insititucionet e drejtësisë për zyrtarët e lartë, po kush lufton me parellinjtë? Po s’janë vetëm këto, janë dhe rastet madhështorë të evazionit fiskal, miliona e miliona evazion dhe dosja fle në prokurori
Kreu i qeverisë shtoi se deri tani janë kallëzuar 40 subjekte, kryetarë bashkie, drejtore aluizni e urbanistike si dhe kryeinspektorë të IMT-së.
‘Në bazë të ligjit është e qartë se çfarë sekuestrohet apo konfiskohet totalisht. Burg për këtë burg për atë nuk është as detyra dhe larg qoftë as e drejta ime. Nuk fut në burg partia në një sistem si ky që kemi zgjeshur por drejtësia. Janë kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetar të bashkive e komunave. Janë kallëzuar 12 drejtorë Urbanistike, 25 kryeinspektorë të IMT, 2 drejtorë të Aluiznit.
https://www.youtube.com/watch?v=pFd8QGDn7pI