Connect with us

Kronike

Superkullë në zemër të Tiranës

Në zemër të Tiranës, qeveria dhe bashkia e kryeqytetit kanë parashikuar ndërtimin e një super kulle, e cila do të quhet “Tirana Multifuncional Center”. Këtë të shtunë u zhvillua edhe konkursi ndërkombëtar për projektin fitues mes studiove arkitekturore të cilat prezantuan kullat e tyre përballë jurisë. I pranishëm në këtë prezantim projektesh ishte Kryeministri Edi Rama si pjesë e jurisë vlerësuese dhe një grup arkitektësh.

Në fjalën e tij kreu I qeverisë deklaroi se ndihet krenar për Tiranën që ka arritur këtë nivel të tërheqjes së vëmendjes dhe të respektit në botën e arkitekturës.

Jam shumë krenar që Tirana e ka arritur këtë nivel të tërheqjes së vëmendjes edhe të respektit në botën e arkitekturës bashkëkohore dhe po ashtu, jam shumë i kënaqur që sot kemi një praktikë të cilën e kemi ndjekur dhe herë të tjera në vitet e shkuara, në kohën kur unë isha kryetar i bashkisë, për të ballafaquar ide të ndryshme për një zhvillim, i cili nuk është zhvillim i zakonshëm, është zhvillim në zemër të Tiranës dhe bëhet fjalë për të vendosur për ngritjen e një ndërtese, e cila i shtohet vijës së qiellit të Tiranës, por nga ana tjetër, i shtohet xhevahireve që ka Tirana e arkitekturës moderne e këtij shekulli.

Rama u shpreh falenderues për pjesëmarrësit në konkursin e ndërtimit të kullës në tiranë.

Duke ju falenderuar të gjithë, duke i uruar të gjitha studiove që ta shënojnë si një ditë të këndshme këtë ditë konkurrimi në Tiranë, sepse në fund të ditës vetëm njëra studio do të përzgjidhet, por ama, është shumë e rëndësishme që të gjithë të ndjehen mirë nga konkursi, nga mikpritja, nga atmosfera dhe nga ana tjetër, dua t’i siguroj që tani që disa prej tyre vizituan për herë të parë Tiranën dhe për herë të parë ofruan diçka për Tiranën, ne i konsiderojmë pjesë të rrethit të miqve të këtij vendi dhe do jemi shumë të nderuar që t’i kontaktojmë e t’i kërkojmë për të përballur edhe sfida të tjera të cilat nuk mungojnë për këtë kryeqytet, por edhe për Shqipërinë në tërësi.

Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, “Tirana Multifunctional Center” do të jetë një qendër shumëfunksionale, e cila do të përmbaje Qendrën e Biznesit, Boutique Hotel, brandet me të njohura ndërkombëtare të restoranteve, apartamente elitare, dhe parkim publik. Teknologjia që do të përdoret do të implementohet për herë të parë në Shqipëri, pasi vetë lartësia e godinës imponon përdorimin e teknikave më të avancuara botërore në fushën e ndërtimit. Godina do të ketë eficencë të larte energjetike dhe konsum mjaft të ulët për shkak të sistemeve që do të implementohen në të, thuhet më tej në shpjegim.

https://www.youtube.com/watch?v=WoOza2saElU&t=2s

Advertisement