Connect with us

Kronike

NATO ‘frenon’ Kosovën

Lufta e paprecedentë që Rusia ka nisur në Ukrainë në fillim të këtij viti, ka rritur frikën në shumë shtete, përfshirë edhe Kosovën si pjesë e një rajoni fragjil si Ballkani Perëndimor. Kjo ka bërë që të kërkohet me çdo kusht nisja e hapave për futjen nën ombrellën e sigurisë së NATO-së.  

Dhe pikërisht për këtë çështje kanë folur vazhdisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani. Të dy kanë përmendur aspiratën e Kosovës që fillimisht të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, anëtarësim ky që më pas do t’I hapte rrugën Kosovës për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri Atlantike.

Këtë aspiratë të Kosovës presidentja Vjosa Osmani e ka përsëritur edhe në takimin e fundit që pati me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Stoltenberg. Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca e Kosovës, thuhet se Osmani I deklaroi kreut të Aleancës ‘se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të luaj një rol aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Megjithatë nga NATO e bëjnë të qartë që të gjitha vendimet përfshirë edhe anëtarësimin në Partneritetin për Paqe merren me konsensus, që nënkupton se për anëtarësim Kosova duhet ta ketë edhe përkrahjen e katër shteteve që  janë anëtare të NATO-s por që s’e njohin pavarësinë.

“Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë anëtarësimin apo Partneritetin për Paqe, merren nga Aleanca Veri Atlantike me konsensus”, ka deklaruar një zyrtar i NATO-s, i cili theksoi gjithashtu se “Angazhimi i NATO-s në Kosovë nuk ka ndryshuar´dhe se “Nuk ndikohet nga kalendari”

Shtetet anëtare të NATO-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës janë Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia.

 

https://www.youtube.com/watch?v=OVoms7yVfC4

Advertisement