Connect with us

Kronike

Shqiptari e rrëmben dhe përdhunon në Greqi

GREQI– Policia greke është vënë në kërkim të një shqiptari. 28-vjeçari, po kërkohet nga i gjithë Peloponezi pasi ka rrëmbyer bashkëshorten greke, ka abuzuar seksualisht e më pas e ka lënë të lirë.

Protothema‘ raporton se shqiptari kishte parkuar automjetin jashtë banesës së bashkëshortes në Almyri Corinthia dhe sapo 28-vjeçarja doli jashtë, ai e ka marrë me forcë dhe e ka futur në makinë.

Pasi e futi në automjet ai e ka goditur gruan me grusht në kokë dhe në trup. Më pas, ai e ka ndaluar makinën në një rrugë duke detyruar vajzën të zhvishej nën kërcënimin se do ta digjte të gjallë.

Më pas, ai e dërgoi 28-vjeçaren në shtëpinë e prindërve të tij në Korint, ku e përdhunoi dhe më pas e la të shkonte. E tmerruar, 28-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici dhe që prej atëherë policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar.

Advertisement