Connect with us

Kronike

Krujë/ Armë dhe municion, arrestohet 47 vjeçari

Një armë zjarri pushkë dhe 3 krehra luftarake, janë sekuestruar nga policia e Krujës.

Në kuadër të operacionit policor ‘Room’ u arrestua në flagrancë K. J., 47 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në banesën e 47-vjeçarit, policia gjeti të fshehur një armë zjarri pushkë, si dhe 3 krehëra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

TRENDING