Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

5 qarqe në “zonën e kuqe”/ Paralajmërimi për zjarre dhe stuhi shiu

Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në qarqet Shkodër, Kukës, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera pritet nivel rrezik “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Dibër (Veri-Perëndim), qarku Berat (Veri-Lindje). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.

Përsa i përket parashikimit meteorologjik, Instituti informon se sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Vlorë.

Reshje shiu dhe rrezik i lartë për zjarre, Instituti i Gjeoshkencave

Ato do të jenë të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Me reshjet, pritet dhe një ulje e lehtë e temperaturave.

Nesër (e shtunë, dt. 12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 21 / 28°C, në vendet e ulëta: 19 / 30°C dhe në vendet malore: 13 / 26°C.

Gjitashtu, Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite (e premte, dt. 11) dhe nesër (e shtunë, dt. 12) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore për momente deri e fortë.

Advertisement