Connect with us

Kronike

Ku fshihet përdhunuesi me tatuazh

Autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për gjetjen e përdhunuesit 45-vjeçar Spartak Dyrmishi, i cili kaloi kufirin për të shmangur arrestimin në Greqi. Shqiptari, i cili u identifikua si autori i përdhunimit të 34-vjeçares dhe tentativës së dhunimit të një tjetër 24 vjeçareje në orët e para të së dielës së lamë pas, raportohet se ka kaluar kufirin greko-shqiptar nga Kakavija.

Burime për NTV.AL bënë me dije se i riu është kaluar në kufi nga dy persona nga Fieri. Përdhunuesi me tatuazh ka lëvizur i pashqetësuar, ndërsa Policia shqiptare nuk ka asnjë informacion për 45-vjeçarin. Mirëpo, siç tha përfaqësuesi i Ministrisë së Rendit Publik të Shqipërisë, Gentian Mullai, autoritetet shqiptare sapo kanë marrë sinjalin nga policia greke, kanë nisur kontrollet intensive për arrestimin e të dyshuarit për përdhunim.

Deri më tani, 45-vjeçari mbetet i pa kapur ndërsa Policia greke është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Shqipërisë duke dhënë informacione për kriminelin. Ai është një përdhunues i pamëshirshëm dhe i rrezikshëm, e është identifikuar vetëm nga një tatuazh që e ka në krah. Aktualisht mendohet se po fshihet në Vlorë, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij. Shqiptari njihej si problematik në zonë, ndërsa edhe e ëma ka treguar për mediat greke se shpesh herë e dhunonte e i vidhte paratë./Protothema

Advertisement