Aktualitet
Ilir Alimehmeti nis punën si Kryebashkiak
Mjeku Ilir Alimehmeti, një nga favoritët kryesorë për të garuar përballë Erion Veliajt në fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit 2023, ka denoncuar trafikun e rënduar në kryeqytet. Në një postim në rrjetet sociale, Alimehmeti ndan fotot nga pikat kryesore të Tiranës që janë të bllokuara, ndërsa cek edhe dy probleme të tjera që i jeton shoqëria shqiptare sot; naftën e shtrenjtë dhe rrogat e ulëta.
POSTIMI I PLOTE:
Mirëmëngjes nga Tirana jonë e bllokuar, pa qenë as ditë shiu!
Për më shumë, e gjitha kjo kohë humbet duke djegur naftën më të shtrenjtë në Europë!
Dhe, në fund, shkon e punon me nerva që në mëngjes për të marrë rrogën më të ulët në Europë!
A është kjo ‘ndezje’ për Primaret? Deri më tani në PD ka dorëzuar kandidaturën për tu bërë pjesë e garës së Primareve, Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani. Por Alimehmeti gëzon një mbështetje në opinionin publik që nuk dihet sesa e madhe është në vota.