Kronike
Nata e tritolit, tronditet Lushnja – Detaje
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin me tritol që tronditi Lushnjen mbrëmjen e sotme.
Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në makinën e parkuar në oborrin e shtëpisë së Altin Lamçes. Ky i fundit është tregtar shumice në tregun e fruta-perimeve.
Në momentin që ka ndodhur shpërthimi, në shtëpi kanë qenë 5 anëtarët e familjes Lamçe. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar por dëme të mëdha materiale.
Banesa në të cilën banon Lamçe është në pronësi të kunatit të tij, Arben Turku, i cili jeton prej vitesh në Angli.
Ende nuk dihen motivet e këtij shpërthimi të fuqishëm që ka tronditur banorët e lagjes “18 nëntori”.