Kosova
28 vite pas dhimbjes së Prekazit, martohet mbesa e Adem Jasharit
28 vite pas tragjedisë së Prekazit, aty ku dikur dhimbja la plagë të thella, familja Jashari po i jep zë jetës, dashurisë dhe shpresës. Sot në vend të krismave dëgjohen urimet, muzika dhe kënga, në vend të lotëve, buzëqeshjet e një brezi të ri që po rritet e po martohet.
Pas dasmës së Hamëz Jasharit të ri, familja Jashari ka festuar edhe një tjetër gëzim, martesën e Feride Jasharit, mbesës së komandantit Hamëz Jashari, vëllait të legjendarit Adem Jashari.
Feridja, vajza e Bekim Jasharit, lindi pas luftës në një familje që kishte përjetuar humbje të jashtëzakonshme, por që zgjodhi të vazhdonte jetën. Sot ajo i dha një tjetër kuptim atij vazhdimi, duke kurorëzuar dashurinë me Orgesin.
“Për ta kuptuar gëzimin e kësaj dite, duhet të kthehem 28 vjet pas, në një kohë kur jeta dhe vdekja qëndronin përballë njëra-tjetrës, kur ekzistenca përballej me zhdukjen dhe shpresa me dhimbjen. Ishte koha kur në Kosovë kishte nisur mobilizimi i të rinjve, burrave dhe grave për të jetësuar amanetin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe për të vazhduar rrugën drejt lirisë.
Nga 30 anëtarë të familjes sonë, kishim mbetur vetëm 10. Lufta për ne nuk ishte vetëm luftë për çlirimin e Kosovës, por edhe luftë për mbijetesën e familjes, për ruajtjen e emrave, rritjen e fëmijëve dhe që dashuria për atdheun të mos shuhej kurrë. Ky ishte amaneti që duhej jetësuar.
Gjashtë muaj pas rënies heroike të familjes sonë, më 5 shtator 1998, në shtëpinë tonë erdhi bashkëshortja ime, Shehria. Ishte fillimi i një kapitulli të ri.
Dy vjet më vonë, në qershor 2000, familjes sonë iu kthye gëzimi. Zoti zgjodhi që ripërtëritja të niste me ardhjen në jetë të një vajze. E quajtëm Feride, me emrin e nënës sime, gruas që nuk e la vetëm babushin as në çastet më të vështira.
Feridja u rrit me emrin dhe tiparet më të mira të gjyshes së saj. Sot është arkitekte, por mbi të gjitha është vajza jonë e dashur dhe e pazëvendësueshme”, shkruan babai i saj, Bekim Jashari.
Postimi i plotë:
Sot është një ditë e paharrueshme për familjen tonë.
Dashuria e vajzës sonë, Ferides dhe e Orgesit, kurorëzohet me martesë.
Për ta kuptuar gëzimin e kësaj dite, duhet të kthehem 28 vjet pas, në një kohë kur jeta dhe vdekja qëndronin përballë njëra-tjetrës, kur ekzistenca përballej me zhdukjen dhe shpresa me dhimbjen. Ishte koha kur në Kosovë kishte nisur mobilizimi i të rinjve, burrave dhe grave për të jetësuar amanetin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe për të vazhduar rrugën drejt lirisë.
Nga 30 anëtarë të familjes sonë, kishim mbetur vetëm 10. Lufta për ne nuk ishte vetëm luftë për çlirimin e Kosovës, por edhe luftë për mbijetesën e familjes, për ruajtjen e emrave, rritjen e fëmijëve dhe që dashuria për atdheun të mos shuhej kurrë. Ky ishte amaneti që duhej jetësuar.
Gjashtë muaj pas rënies heroike të familjes sonë, më 5 shtator 1998, në shtëpinë tonë erdhi bashkëshortja ime, Shehria. Ishte fillimi i një kapitulli të ri.
Dy vjet më vonë, në qershor 2000, familjes sonë iu kthye gëzimi. Zoti zgjodhi që ripërtëritja të niste me ardhjen në jetë të një vajze. E quajtëm Feride, me emrin e nënës sime, gruas që nuk e la vetëm babushin as në çastet më të vështira.
Feridja u rrit me emrin dhe tiparet më të mira të gjyshes së saj. Sot është arkitekte, por mbi të gjitha është vajza jonë e dashur dhe e pazëvendësueshme.
Feridja, vajza jonë e vetme në mesin e katër fëmijëve tanë, fëmija i parë i familjes pas luftës, është krenari e madhe e familjes dhe e mixhës Rifat, të cilit, si e vogël, nuk i ndahej nga prehri. Me të nisën gëzimet tona, me të nisi një jetë e re në trollin e vjetër të babës Shaban.
Vajza jonë e dashur, unë dhe mami, Mixha Rifat, Besarta, Hamza, Besimi, Blerimi dhe e gjithë familja Jashari, ju urojmë ty dhe Orgesit jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe lumturi.
Urime martesa vajza jonë, shpirti ynë i lindur nga liria dhe rritur me dashurinë e një familjeje që dëshmoi se jeta është më e fortë se vdekja dhe dashuria më e fuqishme se dhimbja.
Të duam shumë, vajza jonë!
Qofshi përherë të lumtur, Feride dhe Orges!
)