Connect with us

Kronike

Afati i fundit për qeverinë

Kjo e merkure shënon afatin e fundit që pedagogët i kanë vendosur qeverisë për të kthyer një përgjigje pozitive për kërkesat e parashtruar prej disa javësh.

Te martën kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, deklaroi se nëse qeveria nuk do të plotësojë kërkesat e tyre, atëherë sot të paktën 10 pedagogë do të futen në grevë urie.

Sipas tij ky është stadi i fundit i kësaj proteste që po zhvillohet prej disa javësh, e shoqëruar me bojkot të mësimit në disa universitete.

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, vendosi që të propozojë rritjen e pagës. Bëhet fjalë një rritje prej 8% për personelin akademik.

Kjo rritje që shkon në total në masën 15% kërkohet duke iu referuar vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 647.

Advertisement