Connect with us

Sport

Fitoi 7 kampionate, ndërron jetë ish-drejtori i Ferrarit

Ish-drejtori teknik i Ferrarit në Formula 1, Mauro Forghieri është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare pas një sëmundje. Forghieri do mbahet mend për drejtimin teknik të skuderisë italiane nga 1963-1987 dhe fitimin e shtatë titujve kampion me “Kokëkuqen”.

I lindur në Modena, Forghieri ndoqi gjurmët e të atit për t’u bashkuar me Ferrarin pas diplomimit në Universitetin e Bolonjës në 1959 dhe në moshën 27 vjeçare u ngrit në detyrë për t’u bërë inxhinieri kryesor i markës Ferrari, në tetorin e 1961.

Me modelin Ferrari 158, skuderia dhe John Surtees fituan titujt në vitin 1964. Forghieri e konsolidoi me shpejtësi trashëgiminë e tij me makinat e serisë P të atij viti. Suksesi i Ferrarit do vazhdonte për më shumë lavdi në titullin F1 deri në vitin 1975, kur modeli 312 T, transformues me ingranazhe tërthore siguroi titujt për ekipin dhe Niki Lauda, ​​duke filluar një periudhë të artë për ekipin.

Në total, Ferrari fitoi shtatë kampionate ekipore dhe katër kampionate pilotësh nën drejtimin dhe projektimin e kryeinxhinierit të ndjerë, i kthyer më pas në drejtor teknik.

Advertisement