Connect with us

Kronike

Në Shqipëri polic, në Itali hajdut, arrestohet 27-vjeçari

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për një serë grabitjesh të kryera për nga data 30 tetor deri më 15 nëntor në dy rajone të Italisë, Veneto dhe Friuli.

Në pranga janë vënë shtetasit Klisman Nikolli, 27 vjeç, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Viktor Bilani, 30 vjeç, e Flor Koca 35 vjeç. Mësohet se Klisman Nikolli është efektiv në Policinë e Lezhës dhe në gjykatë e ka përdorur si argument për t’u shfajësuar.

Nikolli u arrestua nga autoritetet italiane teksa po bëheshin gati të ktheheshin në Shqipëri. Në dhomën e “Bed & Breakfast” në San Stino di Livenza, ku ai qëndronte së bashku me 2 shqiptarët e tjerë, Viktor Bilani dhe Flor Koca, valixhet ishin të mbushura.

Të tre ata po prisnin një grua nga, e cila do t’i merrte dhe do t’i shoqëronte deri në aeroport, por në atë moment ata janë kapur nga policia.

Të tre dyshohen për 18 vjedhje dhe tentativa vjedhjesh në Portogruaro, Concordia Sagittaria, Musile di Piave dhe San Michele al Tagliamento. Ka pasur dy bastisje në Azzano (dy tentativa) dhe po aq në dy shtëpi në Chions, ku janë vjedhur 2000 euro dhe në një shtëpi tjetër 9000 euro dhe disa orë.

Banda kriminale, sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, vepronte mes orës 17.30 dhe 19:00. Pas një vjedhjeje të kryer në San Michele. Ata u arritën që të kapeshin pasi u zbulua mjeti tip “BMW: që ata e përdornin edhe për të kryer dhe vjedhje të tjera.

Mësohet se Klisman Nikolli i cili dyshohet se ishte nën vëzhgim prej kohësh nga autoritetet shqiptare pasi dyshohej se ishte përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike.

Burime bëjnë me dije se ai ishte vënë në përgjim pasi kishte marrë leje të shpeshta nga puna si efektiv në Lezhë. Pas mbledhjes së provave, pritet edhe urdhër arresti nga gjykata në vendin tonë.

Advertisement

TRENDING