Connect with us

Bota

Virxhinia/ Të shtëna armësh në një qendër tregtare, të vdekur dhe të plagosur

Ende derdhet gjak në rrugët e Shteteve të Bashkuara, teksa disa persona kanë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë janë plagosur, pas të shtënave në një supermarket në Virxhinia.

Sipas policisë, numri i viktimave është më shumë se dhjetë.

Po sipas informacioneve paraprake, atentatori është një burrë, ndoshta punonjës apo menaxher i supermarketit, i cili më parë ishte pushuar nga puna.

Ai ka hapur zjarr të pakontrolluar mbi turmën dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij duke u vetvrarë.

Autoritetet thanë se, veç viktimave, mes njerëzve ka edhe shumë të plagosur në gjendje të rëndë.

 

Advertisement