Pinknews
Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në ‘BBV’
Tensionet mes banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5” janë shtuar pas komenteve të Akil Varfit ndaj Arlinda Morinës. Akili e kritikoi banoren për mënyrën se si përfshihet në debate, duke pretenduar se ajo tërhiqet nga përplasjet për shkak të përjetimeve dhe vështirësive që ka rrëfyer gjatë qëndrimit në shtëpi.
Sipas Akilit, Arlinda po e kufizon veten në diskutime dhe do të ishte më mirë që të kishte përpunuar plagët e së kaluarës përpara se të bëhej pjesë e këtij formati.
Deklaratat e tij erdhën pas rrëfimeve emocionale të Arlindës, e cila ka folur publikisht për ankthin dhe përvojat e bullizimit që ka kaluar. Komentet shkaktuan reagimin e saj dhe mes dy banorëve u zhvillua një debat i drejtpërdrejtë për mënyrën se si ajo po e përjeton eksperiencën në shtëpi.
Përplasja ka shtuar tensionet mes banorëve, ndërsa raportet dhe dinamikat në këtë edicion po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara që në ditët e para. Sipas materialit të publikuar, ngjarjet nisën pas festës së Halloween-it, ku vajzat ishin transformuar për mbrëmjen.