Kronike
Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e djeshme në qytetin e Burrelit, në lagjen “Pjetër Budi”, ku një vajzë dyshohet se i ka vënë flakën babait të saj.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet M.M., rreth 43 vjeçe, dyshohet se e ka lyer të atin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën, raporton korrespondenti Dëfrim Karaj.
Si pasojë e flakëve, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë dhe është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.