Connect with us

Rajon

DIALOGU/ Tjetër takim Kurti-Vuçiç

Lajçak: Po punohet për një tjetër takim Kurti-Vuçiç

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se zyrtarët në Bruksel janë duke punuar që takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të mbahet brenda javësh.

“Me Kurtin u diskutua edhe për çështjen e kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës” – tha Lajcak

Serbët e pjesës veriore i kanë braktisur institucionet e Kosovës në fillim të nëntorit, për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Në lidhje me takimin e pritshëm Presidenti serb deklaroi:

“Ne duhet të flasim me njëri-tjetrin, duhet të përmbahemi nga veprimet e njëanshme, kjo është diçka që mund të dëmtojë të gjithë procesin, kjo është diçka që ne nuk mund ta lejojmë. Ne duhet të jemi garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Plani i BE-së, i cili mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti dhe Vuçiç u takuan për herë të fundit në nëntor, kur bisedimet u përqendruan në gjetjen e zgjidhjes për targat.

Advertisement