Connect with us

Politike

Aksion, revoltë, sakrificë, revolucion… Berisha ashpërson gjuhën

Ish kryeministri, Sali Berisha ka ashpërsuar deklaratat e tij ndaj qeverisë, duke paralajmëruar revolucion dhe përballje pas protestës që u mbajt në 6 dhjetor. Në fjalën e mbajtur në kuvendin e FRPD, kreu i Rithemelimit, kujtoi 32 vjetorin e rrëzimit të regjimit komunist, duke deklaruar se duhej 8 dhjetori të shërbente si frymëzim për të rinjtë e sotëm që këta të fundit të ngriheshin kundër qeverisë aktuale.

“Asnjëherë mos harroni se jeni trashëgimtarë të një lëvizje e cila me një guxim epik, në kufijtë elegjendës u përball në vitet ’90 me diktaturën më staliniste të egër më barbare që Europa kishte njohur në historinë e saj. Bashkëmoshatarët tuaj asokohe me në krye Azem Hajdarin mbushën sheshin dhe rrugët e qytetit Studenti. Diktatura korrte dhe vriste moshatarë të tjerë të cilët niseshin për një jetë tjetër por mbeteshin të vdekur në kufijtë e vendit. Ata studentë të udhëhequr nga një bashkëmoshatar i tyre, i shndërruar në një hero brenda 24 orëve, e gjunjëzuan diktatorin dhe i imponuan vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Është kjo trashëgimi e cila do u frymëzojë juve dhe gjithë Shqiptarët në betejën e tyre për dinjitet. Ju fton të ngriheni në lartësinë e idealeve fisnike. Sot fjala dhe kryefjala e kohës është revolucion, revolucion dhe vetëm revolucion”-tha ish kryeministri.

 

Mes të tjerash, ai deklaroi se Shqipëria nuk shpëtohej me lutje por me revolucion, duke paralajmëruar organizime të fuqishme pas protestës së mbajtur në 6 dhjetor ditën kur liderët e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor zhvilluan një samit të përbashkët në Tiranë
“Shqipëria nuk shpëtohet me lutje dhe me deklarata, por shpëtohet me revolucion. E shpëtojnë ata që i dalin zot, e shpëtojnë ata si ju që jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë me Edi Ramën këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, urren dinjitetin e shqiptarëve”- u shpreh Berisha.
Berisha: Tani fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik të shqiptarëve

 

1670503571_Screenshot2.jpgBerisha ka folur për revolucion dhe përballje në fjalën e sotme në Kuvendin e FRPD.“Ju mbyllni këtë Kuvend të mrekullueshëm, PD mbylli primaret. Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik, me këtë pushtues që ushtron gjenocid mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Koha në fton: aksion, aksion dhe vetëm aksion. E keni të qartë se liria na fton: sakrificë, sakrificë dhe vetëm sakrificë. Unë jam i bindur se ju e keni të qartë, se çfarëdo të bëjmë ne për Shqipërinë, ajo bën 100 herë më shumë për ne, prandaj ne do i dalim zot asaj. Ju uroj suksese nga zemra këtij Kuvendi dhe pres me padurim të madh të dalim së bashku në sheshin e betejës në emër të lirive tona, të dinjitetit shqiptar”, tha Berisha.

Sulmi që iu bë nga 31 vjeçari, Berisha: Edi Rama, frikacak që nxjerr në rrugë një kriminel për të më goditur

Ish kryeministri Sali Berisha foli sërish për sulmin e bërë ndaj tij ditën e martë nga 31 vjeçari Gerti Shehu. Ai përsëriti akuzat e tij ndaj Ramës duke deklaruar se kishte qenë kryeministri, ai që kishte urdhëruar 31 vjeçarin ta godiste me grusht.

“Ne do i dalim zot Shqipërisë, asgjë nuk na ndalon ne pa e realizuar qëllimet tona. Edi Rama ky frikacak nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Po një njeri gjuhet edhe mund të vritet por kauza nuk vdes kurrë more mjeran dhe ne do ta faktojmë shpejt se kauza jonë do triumfojë, se Shqipërinë nuk ta japim kurrë. Ata që kanë kuftuar pushtues në histori i kanë luftuar me moton ja vdekje ja liri. Ne do e luftojmë me moton jetën e japim, votën nuk e japim. Mjerë ti që ke prekur votën tonë”-tha kreu i Rithemelimit.

Advertisement