Connect with us

Kronike

“Rehabilitimi” i qendrës Kinostudio

Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë fituese që do të zbatojë projektin “Rehabilitim i qendrës Kinostudio” për të cilin ishte parashikuar një fond limit 583 milionë lekë apo 5 milionë euro.

Fituesi 5D Konstruksion është shpallur fitues me ofertën 414 milionë lekë apo rreth 3.5 milionë euro.

Projekti “Synon të rrisë sipërfaqet e gjelbra në mënyre të sistemuara, të krijojë ambiente rekreative për banorët që jetojnë dhe punojnë përreth këtij sheshi, ndërtim ambientesh të përshtatshme për fëmijët, gjithashtu restaurimin e fasadave të banesave që ndodhen përreth sheshit si dhe rehabilitimin e stacionit të autobusëve, si dhe përcaktim sa më të përshtatshëm të orientimit të lëvizjes së mjeteve në rrugët lidhëse që përdorin banorët përreth këtij sheshi” thuhet në relacionin teknik të projektit.

Referuar dokumenteve sa i takon zgjidhjes arkitektonike varianti përfundimtar i sheshit është konceptuar si një xhep urban i mirëfilltë.

.Janë menduar 4 ishuj të tillë, me forma të çrregullta, të shtruara me beton me ngjyra të ndryshme me forma rrethore.

Me shpalljen e fituesit që do të bëjë zbatimin e projektit tashmë është plotësuar procedura për të vijuar me konkretizimin pasi më herët Bashkia ka shpallur edhe fituesin për mbikëqyrjen e zbatimit.

 

Advertisement