Connect with us

Aktualitet

“O Ergys, o zagar, merre Ramën sa më parë”/ Protestuesit i shkojnë Agasit te Drejtoria e Policisë

Dita e 88-të e protestës ka vijuar ndryshe mbrëmjen e djeshme, pasi ajo u ndal para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, qytetarët brohorasin kundër Agasit dhe Ramës.

Grupi i madh i protestuesve ka vijuar marshimin e tij nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke bërë një ndalesë të re para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Aty ndodhet i shoqëruar biznesmeni Ergys Agasi, i arrestuar ditën e djeshme.

Sapo mbërritën para godinës ku po mbahet i ndaluari, pjesëmarrësit shpërthyen në thirrje kolektive, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Agasit dhe udhëheqjes së qeverisë.

Në kor, qytetarët brohoritën: “O Ergys, o zagar, merre Ramën sa më parë!”, teksa kërkonin që edhe kryeministri të përfundojë i arrestuar pas tij.

prote

Advertisement