Connect with us

Kosova

Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës

•Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, ‘Adem Jashari’. • •Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara konfirmoi se është dhënë alarmi për një lëndë shpërthyese e cila mund të jetë në ambientet e brendshme të aeroportit.  •Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar me urgjencë nga Aeroporti. •Kjo është konfirmuar dhe nga Policia e Kosovës e cila bëri të ditur se janë lajmëruar në orët e para të mëngjesit për këtë ngjarje.  •Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

PAMJET- Qytetarët presin jashtë me valixhe, njësia K9 e Policisë së Kosovës nis kontrollet me qen në Aeroport

Alarm për bombë, mbyllet përkohësisht Aeroporti “Adem

PAMJET- Qytetarët presin jashtë me valixhe, njësia K9 e Policisë së Kosovës nis kontrollet me qen në Aeroport

Frika nga alarmi për BOMBË, mbyllet përkohësisht Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”

Alarm për bombë, mbyllet përkohësisht Aeroporti “Adem

Aeroporti

KOSOVË– Mbyllet përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ‘Adem Jashari’. Kështu bën të ditur Policia e Kosovës pas kërcënimit me bombë i cili u raportua pak minuta më parë.

Policia ka thënë se këcënimin e kanë marrë në orët e para të mëngjesit, duke mos dhënë më shumë informacione.

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësja e ANP’së, Valentina Gara tha se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka deklaruar ajo.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.

20 MINUTA ME PARE

VIDEO/ Kërcënimi me bombë në aeroportin e Prishtinës, dalin pamjet

Alarm për bombë, mbyllet përkohësisht Aeroporti “Adem

pamjet

KOSOVË- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është kërcënuar me bombë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e ANP’së, Valentina Gara, e cila ka bërë me dije se udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme udhëtart me vazlixhet e tyre distancohen në dalje të aeroportin duke ruajtur sigurinë e tyre.

Më poshtë gjeni pamjet nga vendi i ngjarjes:

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure. Pritet që të kryehn kontrolle të imtësishme nga autoritetet.

23 MINUTA ME PARE

Kërcënim me bombë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, evakuuohen udhëtarët dhe personeli

Alarm për bombë, mbyllet përkohësisht Aeroporti “Adem

Aeroporti

KOSOVË– Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës. Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara ka raportuar se janë informuar për këtë ngjarje.

Gara shkruan në një postim të bërë në Facebook, se udhëtarët dhe personeli janë evakuar.

Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka deklaruar ajo.

Advertisement