Connect with us

Kronike

Policia e Kosovës bllokoi për dy orë rrugën Mitrovicë-Jarinjë

KFOR, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë vijon largimin e kamionëve të dëmtuar që ishin të vendosur në veri të Kosovës për 20 ditë. Policia e Kosovës mbylli per dy ore rrugen në drejtimin Mitrovicë-Jarinjë per te hequr mjetet e renda.

Të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët larguan barrikadat e vendosura në veri të Kosovës, por aty mbetën disa kamionë të djegur. Për 20 ditë me radhë, u vendosën barrikadat në rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi si shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.

Por pas zbutjes së masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’, u hoqën barrikadat. Disa kamionë, me të cilët ishte bllokuar rruga në vendin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut, janë djegur më 29 dhjetor.

Advertisement