Connect with us

Kronike

Gripi mbush spitalet, fëmijët, të sëmurët kronikë, po preken më shumë

Viroza e stinës ka rritur ndjeshëm fluksin e pacientëve në spitalet e vendit, kryesisht në qendrën shëndetësore numër 10 në kryeqytet.

Mjekja e familjes Bruna Toçila është shprehur se vetëm gjatë këtyre ditëve të fundit kanë mbërritur afërsisht 100 pacientë në ditë me shenjat dhe simptomat më të zakonshme të gripit si: temperaturë të lartë, kollë dhe dhimbje fyti.

Mjekja Toçila thotë se kategoritë më të rrezikuara për t’u prekur dhe për të shfaqur komplikacione janë fëmijët, të moshuarit si dhe të sëmurët kronikë. Bluzat e bardha në qendrën spitalore të Lezhës theksojnë se bashkangjitur numrit të lartë të pacientëve, spitalet po përballen dhe me nje problem tjetër të rëndësishem, mungesën e personelit mjekësor për të përballuar virozën.

Advertisement