Kronike
Besimtarët Ortodoksë kryejnë ritin e hedhjes së Kryqit në ujë

Per besimtaret e krishtere 6 janarit simbolizon diten e shenjte të ujit të bekuar që përcillet cdo vit. Ceremonia u zhvillua këtë të premte në Berat, Sarandë, Durrës, Fier, Përmet, Gjirokastër, Vlorë, Lushnje. Në Sarandë, besimtarët ishin në meshën në Kishë e Shën Harallambit dhe më pas iu drejtuan shëtitores ndërsa u hodh kryqi në bregdet.
Sipas zakonit, të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u hodhën në ujë, me qëllim kapjen e kryqit. 22 vjeçari Andrea Baruta ishte i riu që arrit të kapte kryqin në ujë. Në Berat, ishin 7 të rinj që u hodhën në ujërat e akullta të Osumit. Kryqi u kap nga 22-vjeçari Vasil Tapia Në Durrës, ceremonia u zhvillua në portin detar. Disa të rinj u hodhën në ujë, por kryqin e kapi 16-vjeçari Vasil Aleksi. Aktin ai ia dedikoi xhaxhait tw tij qw nuk jeton mw. Disa besimtarë ortodokse në Përmet i janë bashkuar ceremonisë së mbajtur në brigjet e lumit Vjosa nga at Ilia Tyto. Ishte 18-vjeçari Ari Koxhaku, i cili arriti të kapte kryqin që u hodh në lumë. Edhe në qytetin e Fierit është festuar dita e ujit të bekuar.
Besimtarët i janë drejtuar shatërvanit në sheshin Europa, sic do vit u ndoq hedhja e kryqit në ujë që u nxorr nga 15-vjecari Anghelo Davidi. Në Vlorë katër te rinj jane hedhur në det për të sfiduar veten dhe temperaturat e ulta për gjetjen e kryqit të shenjtë. Athanas Davidhi, 19 vjec ka qenë personi i cili ka arritur të kapë kryqin në ujërat e ftohta të detit. Edhe në Gjirokastër është hedhur kryqi në ditën e ujit të bekuar. Rituali është kryer në ujërat e lumit Drino, ku i riu Enea Kondo u fut për të kapur kryqin. Në Lushnje, tre djem u hodhën në ujë për të kapur kryqin e bekuar. Për të katërtin vit radhazi, ishte Ornel Bushi që e kapi në ujërat e lumit Seman.

