Kronike
Sipërmarrja, standartet dhe shërbimet

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali prezantuan objektivat për vitin 2023.
Ministrja Ekonomi përmendi prioritetet e 2023 duke nisur nga cilësia e shërbimeve deri te performanca e nëpunësve civilë dhe shqyrtimi i raporteve të INSTAT.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali ka cilësuar çelës suksesi grantet e start up-eve dhe pasaportat që lëshohen.
Teksa tregoi shifrat e përfituesve, tregoi se sektori më përfitues rezulton të jetë teknologjia e informacionit dhe komunikimit me 35%. Bilali nderkaq shtoi se në fazën e rritjes dhe në fazën e zgjerimit kemi numrin më të lartë të përfituesve

