Connect with us

Kronike

1 mijë ha sipërfaqe tokë e përmbytur në Shkodër

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë krijuar probleme pothuajse në të gjithë vendin, por situata më problematike paraqitet në qarkun e Shkodrës, ku në total është 1 mijë hectare sipërfaqe toke e përmbytur. Disa zona në Lezhë, Shkodër, Korçë e Vlorë kanë mbetur pa energji elektrike. Në Lezhë situata më problematike paraqitet në aksin Milot-Lezhë, i cili është bllokuar nga uji. Ky aks është pothuajse i pakalueshëm, ndërsa automjetet janë bllokuar nga uji. Në lagjen ‘Besëlidhje’, përmbytja ka vështirësuar lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve. Janë përmbytur edhe oborret e shkollave “Kosova” dhe “Besëlidhja” duke bërë që nxënësit dhe mësuesit të mos hyjnë dot në klasë.

Probleme ka dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona. Për shkak të prurjeve të mëdha, në Shkodër ka dalë nga shtrati lumi Buna dhe deri më tani raportohet për një sipërfaqe të përmbytur prej rreth 1 mijë hektarë. Rruga e Obotit e kalueshme vetëm me mjete te larta. Në Malësi të Madhe ka patur futje të ujit në dy banesa. Për shkak të reshjeve të dëborës, aksi Bogë-Theth është i pakalueshëm pasi ka patur orteqe bore. Në aksin Hani Hotit-Tamarë-Vermosh ka rënie gurësh dhe inertesh në rrugë.

Prani të inerteve ka edhe në aksin Shkodër-Koman por rruga mbetet e kalueshme. Aksi Shkoder-Vermosh kalohet vetëm me zinxhirë. Në Korçë ka ndërprerje të energjisë elektrike ka në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Administrative Vithkuq, bashkinë Korçë, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec. Në Vlorë mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit vijon të jenë të pezulluara. Në pothuajse 17 fshatra raportohet për 20 abonentë, të cilët nuk kanë akses në energjinë elektrike. Po ashtu, pa energji është dhe një shkollë në Dukat.

Advertisement