Connect with us

Kronike

Dhunë, plagosje dhe vjedhje, policia e Korçës arreston…

Dhuna në familje vazhdon të mbetet problem, pasi vetëm javën e fundit janë proceduar në gjendje të lirë disa persona në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Policia e Korçës ka arrestuar një 36-vjeçar, banues në fshatin Dardhash në Pogradec pasi e kapën në flagrancë duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait. Akuza që rëndon mbi të është “ Dhuna në familje” dhe çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Pogradec filluan procedimi në gjendje të lirë për një 20-vjeçar, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” pasi ka goditur një person. Një 39 vjeçar, banues në Korçë po procedohet në gjendje të lirëpër një tjetër problem si vjedhja pasi i kishte vjedhur celularin dikujt. Mbi të rëndon akuza e “Vjedhja” Ditën e djeshme, rreth orës 23:30, në fshatin Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në një ambient (kompleks stallash për bagëtitë), në pronësi të shtetasit P. P., 66 vjeç, banues në Korçë. Për pasojë, është djegur një kontejner dhe pajisjet e tij. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement