Kronike
SPECIALE/ Arrestimi i zyrtarit të FBI dhe Edi Rama

Ish zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, arrestuar të shtunën nga autoritetet amerikane, pritet të dalë para gjykatës në Uashington për t’u shprehur nëse i pranon apo jo akuzat se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri, ku eshte përmendur edhe kryeministri Rama. Të hënën, ai nuk i pranoi akuzat e tjera të ngritura ndaj tij në Nju Jork, se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor. Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave. Sipas aktapadisë, lidhjet e tij kryesore me Shqipërinë janë mbajtur përmes ish zyrtarit shqiptar të shërbimeve sekrete, që në akt-akuzë identifikohet si Personi A. Ky person ka paguar edhe për shpenzimet e tij të udhëtimit në Shqipëri. Akt-padia e bërë publike dje nga gjykata në Uashington nuk e identifikon më tej Personin A. Por zëri I Amerikës e ka zbardhur emrin e tij dhe bëhet fjalë për Agron Nezën, shqiptaro amerikan që shumë vite më parë ka punuar për shërbimet inteligjente të shqipërisë. Personi i dytë nga Shqipëria, i lidhur me ish zyrtarin e FBI-së, identifikohet në akt-padi si Personi B, i cili “ishte një shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Personi B shërbente si një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.” SIpas Zërit të Ameirkës, bëhet fjalë për Dorian Duçka, ish zv/ministër për energjitikën dhe më pas konsulent i pavarur. Personi A dhe Personi B, sipas akt-padisë, “ishin miq dhe partnerë biznesi me njëri-tjetrin.” Sipas aktakuzës, zyrtari I FBI-së, gjatë një udhëtimi në shqipëri është takuar në vitin 2017, me kryeministrin Edi Rama, ku është biseduar që ky I fundit të bëjë kujdes me dhënien e koncensioneve për kërkime nafte në shqipëri I pyetur nga Zëri i Amerikës, lidhur me marrëdhëniet e kryeminsitrit me ish zyrtarin e FBI-së, zëdhënësi i qeverisë mohoi, që takimet të kenë patur ndonjë lidhje me ato që thuhen në aktpadi. Pas këtij udhëtimi, McGonigal, ka mbajtur miqësi të vazhdueshme me kryeministrin Rama. Sipas akt-akuzës, nga shtatori 2017 deri në mars 2018, McGonigal dhe Kryeministri Rama janë takuar 4 herë në Shqipëri dhe në SHBA. Gjatë vizitës së shtatorit 2017, McGonigal “u prezantua nga personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i kërkoi atij ndihmë, që dikush të hetonte për një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin”. Dy muaj pas vizitës në Shqipëri, më 18 nëntor 2017 McGonigal së bashku me një prokuror nga Departamenti i Drejtësisë, takuan dhe morën në intervistë në Austri, biznesmenin-politikan, që ai e kishte takuar në shtator në Shqipëri. Personi A mori pjesë në këtë takim si përkthyes. Intervista e bisnesmenit-politikan nuk është raportuar dhe nuk figuron në dokumentet e FBI-së. Menjëherë pas kthimit nga Shqipëria, më 25 nëntor, McGonigal informon Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë, me të cilin takoi politikanin-biznesmen në Austri, për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Sipas akt-padisë, një ditë më herët McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga Personi B. Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së, i cili më pas është bërë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave. McGonigal, përmendet se në dhjetor të vitit 2017 ai është takuar në Uashington me personin A dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe në Nju Jork me Personin A dhe kryeministrin Rama.

