Kronike
Berisha paralajmëron protestë. Kreu i PD: Rama korruptoi agjentin e FBI

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Kryeministri Rama ka korruptuar McGonigal për t’i futur thikën opozitës.
Berisha shton se Rama ka arritur të bashkëpunojë me njeriun më të lartë të FBI-së, për të ndërmarrë veprimë kundër opozitës demokratike të një vendi.
Kreu I PD-së pohon se Rama është zhdukur prej 48 orësh teksa Shqipëria po zien nga afera më e madhë në histori ajo e “McGonigal”.
Kreu i opozitës tha se shumë shpejtë shqiptarët do të ngrihen në protestën më të madhë të bërë ndonjëherë kundër mega-aferës korruptive “Rama-McGonigal”, deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

