Connect with us

Aktualitet

Mësuesit e Reskovecit protestë për pagat: Do nisim grevë

Gjatë ditës së sotme, mësuesit e Roskovecit kanë dalë në protestë, pasi shprehen se kanë 5 muaj që nuk kanë marrë lekët e transportit. Të indinjuar, pasi instancat i kanë lënë në harresë, mësuesit në protestë u shprehën se janë 174 mësues që nuk kanë marrë pagesën që u shkon rreth 10 mijë lekë në muaj.

“Kemi kryer veprimet tona dhe do ta përshkallëzojmë situatën deri në grevë nëse lekët e rrugës tonë do të mbahen. Është një procedurë e jashtëligjshme. Në shtator deri në dhjetor i bie deri në 12 milionë lekë të vjetra që mbahen për të gjithë mësuesit e zonës. Ne kemi çuar këtë letër me një peticion prej 34 firmash të mësuesve. Kemi çuar në organet kompetente në ZBA-në e Roskovecit, kemi çuar letër dhe në kryeministri”, u shpreh mësuesja e shkollës së mesme “Adem Vrapi” në Roskovec.

Advertisement