Connect with us

Kronike

Aksident në Shkodër, përplasen dy makina

SHKODËR- Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pak çaste më parë në hyrje të qytetit të Shkodrës.

NTV mëson se njëra prej mjeteve është përplasur me shtyllën e ndriçimit publik duke e rrëzuar në tokë.

Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërkohë punonjësit e OSHEE kanë dalë në terren dhe po punojnë për të hequr shtyllën e rrëzuar.

Advertisement