Connect with us

Kronike

Berisha dhe Meta paralajmërojnë rrëzimin e Edi Ramës

Edhe këtë të mërkurë, në mbledhjen me grupin parlamentar të Rithemelimit, në fokus të Berishës mbetet dosja amerikane e ish zyrtarit të SHBA, Charles McGonigal ndërsa nuk kursen akuzat ndaj Edi Ramës, për të cilin thotë se sillet si të jetë i biri i Enver Hoxhës Berisha ka akuzuar ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim për heshtjen e saj në raport me çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, McGonigal. Berisha tha se Kim me këtë veprim kishte shkelmuar kushtetutën e SHBA-ve. Nën argumentet e pandryshueshme se Rama ka korruptuar ish-agjentin e FBi për të dëmtuar opozitën shqiptare, Ilir Meta ngjashëm si Berisha, besojn se protesta e radhës do ta rrëzojë nga pushteti kryeministrin.

Advertisement