Kronike
Korrupsion në spitale/ Pranga një mjeku dhe një imazheristi në QSUT

Një hetim prej tre javësh I prokurorit Bledar Valikaj në prokurorinë e Tiranës, ka nxjerr në pah një rast korrupsioni në Spitale. Në dosjen hetimore janë regjistruar të dhënat e marrjes së rryshfeteve nga një mjek dhe një imazherist në spitalin Nënë Tereza, në Tiranë. Nazmi Metalii dhe Astrit Mansaku, u vunë në pranga nga blutë e kryeqytetit, pasi hetimet zbuluan se ata merrnin para për të futur qytetarë dhe për të bërë skanerin pa radhë. Zyrtarisht policia thotë: Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure”. Teksa një njoftim i tillë i policisë, shumicën e kohës kalon pa u vënë re, spitalet në vendin tonë vuajnë për shkak të sistemit korruptiv që është krijuar ndër vite. Por sigurisht edhe mungesës së dhënies së shërbimit në kohën e duhur. Në një kohë kur e shumëpërfolura shëndetësi falas, do të duhej ti jepte gjithësecilit shërbimin e merituar, qytetarët ende zgjasin duart nëpër xhepat e përparëseve të mjekëve për të lënë rryshfetin dhe marrjen e shërbimit në kohë apo qoftë edhe përpara datave të përcaktuara, siç është rasti i skaneri.

