Connect with us

Aktualitet

Bashkimi me Shqipërinë pas 15 vitesh/ Shkrim nga NTV | Editorial NTV.AL

Ish-diplomati britanik, Timothy Less beson se Kosova do ta ketë vështirë të zhvillohet për aq kohë sa nuk do zgjidhë problemin me Serbinë. Në sferën ekonomike, ai thotë se investitorët e huaj do të hezitojnë të investojnë dhe se kjo ka pasoja në jetën e përditshme të kosovarëve. Less aktualisht sheh një konflikt interesash mes Kosovës dhe Perëndimit, pasi mendon se në Prishtinë janë bërë disa llogari të gabuara. Ai tha se kryeministri Albin Kurti po përpiqet të shmang një përplasje me Perëndimin duke pranuar diçka, por Perëndimi, sipas tij, megjithatë do të këmbëngulë që Kurti t’i heq kushtet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Marrëveshja me Serbinë sipas planit franko-gjerman, Less thotë se do ta afronte Kosovën me njohjen e plotë ndërkombëtare. Por, për këtë ai tha se duhet pranuar “transferimi kuptimplotë i pushtetit në veri”. Sipas tij, kjo marrëveshje ka rrezik të dështojë po aq sa ka mundësi që të bëhet. Kështu, Less e parashikon të vështirë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo, thotë ai se do të varet nga dy faktorë. Anëtarësimi në BE dhe anëtarësimi në NATO. Less parasheh të ardhme të vështirë për Kosovën. Ai tha se “veriu ndoshta do të bie nën kontrollin e Serbisë” dhe se, nëse Kosova nuk mund ta sigurojë njohjen, “ndoshta do të shkojë drejt bashkimit me Shqipërinë”. I pyetur se ku e sheh Kosovën pas 15 vitesh, Ish-diplomati britanik tha se kjo është e vështirë të parashikohet duke pasur parasysh rrjedhshmërinë e politikës ndërkombëtare në kohën e tanishme. Megjithatë, ajo që mund të thuhet është se situata ekzistuese në Kosovë nuk është e qëndrueshme për një kohë të pacaktuar, se në një mënyrë apo tjetër veriu ndoshta do të bie nën kontrollin e Serbisë dhe se, nëse Kosova nuk mund ta sigurojë njohjen nga Serbia, ndoshta do të shkojë drejt bashkimit me Shqipërinë që Serbia e njeh, e cila ofron një strehë të sigurt dhe një zgjidhje alternative për gjendjen e saj të vështirë.

Advertisement