Connect with us

Rajon

Vuçiç pas takimit me Kurtin: Serbia nuk ka çmim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar në Instagram një video pas takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në Bruksel.

Ai deklaron se ata do ta mbajnë betimin dhe Kushteutën e Serbisë, Kosovës dhe Metohisë si pjesë e Serbisë duke theksuar se Serbia do të fitojë.

“Unë po analizoj atë që ndodhi. Ne luftuam sa më shumë në kushte të vështira dhe luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë.

Për ne nuk ka Serbi tjetër, ne kemi një, do ta mbrojmë ate. Pas një lufte të vështirë, besoj të suksesshme, në Bruksel sonte po i përgjigjem të gjithë manipuluesve politikë dhe mediatikë që do të shkelnin vendin e tyre për një thërrime pushteti.

Serbia nuk ka çmim, kjo është diçka që ata nuk e kuptuan kurrë. Ne do t’i mundim ata. Serbia do të fitojë!” theksoi ai.

Advertisement