Aktualitet
VIDEO/ Sherr masiv në mes të Tiranës, vajza e tmerruar përpiqet të ndajë djemtë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/03/byth.jpg)
Një sherr i madh ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Sipas qytetarit që ka dërguar videon ngjarja e rëndë u zhvillua rreth orës 13:30 pranë ish-stacionit të trenit në kryeqytet. Nga pamjet duket se si një grup djemsh po godasin njëri-tjetrin me grushte e shkelma. Në video duket edhe një vajzë e tmerruar e cila bërtet e alarmuar dhe përpiqet të ndajë djemtë që godasin njëri-tjetrin me ç’të munden. Nuk dihet se kush dhe përse nisi konflikti.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)