Sport
Arsenal i “frikshëm” përballë Everton
Arsenal nuk ka toleruar asnjë gabim mbrëmjen e sotme, teksa ka mundur në “Emirates Stadium”, “blutë” e Everton, me rezultatin e thellë 4 me 0, ndeshjen e prapambetur të javës së 7-të, të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Fitorja e “topçinjve” u vulos që në pjesën e parë, me Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli, të cilët shënuan 2 gola në minutat e fundit të fraksionit të parë të lojës, respektivisht në minutat 40’ dhe 45’.
Djemtë e Mikel Arteta arritën të gjenin dhe 2 herë të tjera rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, me kapitenin Martin Odegaard dhe brazilianin Martinelli, që shënuan në minutat 71’ dhe 80’ për të hipotekuar fitoren e cila i siguron shkëputjen prej 5 pikësh me rivalët e vendit të 2-të, Manchester City