Connect with us

Bota

VIDEO/ Nuk ka paqe për Turqinë, shirat e furishëm shkaktojnë shumë viktima

Pas tërmeteve katastrofike që morën me mijëra jetë njerëzish, tani Turqia po përballet me përmbytje masive.

Në Adiyaman dhe Şanlıurfa, zona të prekura nga tërmeti, 14 persona kanë humbur jetën për shkak të reshjeve të shiut ndërkohë që 5 të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha se në mesin e të vdekurve ishte edhe një fëmijë një vjeç e gjysmë. Meterologët e kanë konsideruar të rrezikshme ditën e sotme dhe kanë ngritur alarmin për zonat Adiyaman, Diyarbakır, Elazığ, Malatya, Mardin dhe Şanlıurfa për shkak të reshjeve të mëdha që priten në vijim.

https://twitter.com/beyza_sngr12/status/1636037738393739265?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1636037738393739265%7Ctwgr%5E391e5ba7c57f11f37a00218bf5b67d0621b7aa44%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fjoq-albania.com%2Fartikull%2F1118707.html

Për shkak të shiut në Adiyaman, tendat ku jetonin të prekurit nga tërmetit u përmbytën dhe u shkatërruan. Qytetarët në këto rajone u vendosën në konviktet e universiteteve. Ndërsa rrugët u kthyen në liqene, drejtuesit e mjeteve hasën vështirësi në lëvizjen në rrugë. Disa automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë. Qindra shtëpi dhe automjete janë përmbytur në Şanliurfa për shkak të shiut të rrëmbyeshëm. Ndërsa Spitali në Eyyübiye u përmbyt, arsimi u pezullua për një ditë në qytet.

Advertisement